Integrimi
Konsultimet e para publike rreth ndryshimit të Ligjit për Diasporën
Ministria e Diasporës, në kuadër të implementimit të Planit të Veprimit 2015, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e bashkatdhetarëve, në frymën e përmirësimit të infrastrukturës ligjore ka filluar dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit të Diasporës dhe Mërgatës.
Konsultimet e para publike u mbajtën në Gjermani, përkatësisht në qytetet e Shtutgardit dhe Minhenit, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave, bizneseve, mediave dhe individë nga diaspora për të diskutuar mekanizma konkret dhe ide të cilat do të shtoheshin në Ligjin e r, njoftoi MeD përmes një komunikate për medie.
Në dëgjimet publike në Shtutgard, mori pjesë edhe konzulli i Republikës së Kosovës, z. Faket Kajtazi, ndërsa në Minhen, konzulli i përgjithshëm, Naser Idrizi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Diasporës, të përbërë nga Kushtrim Sheremeti, Mentor Borovci dhe Behar Isma.
Pjesëmarrësit në këtë forum e mirëpritën iniciativën e MeD për ndryshim/plotësimin e Ligjit aktual për diasporën dhe mërgatën, ndërsa dëgjimet publike do të vazhdojnë edhe në vendet tjera e sidomos gjatë muajve të verës kur bashkatdhetarët tanë gjenden për pushime në atdhe.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











