Bota
Në Turqi fuqizohet Rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike realizoi projektin “Krijimi dhe fuqizimi i rrjeteve të të rinjve dhe studentëve në Turqi”.
Në qytetin e Stambollit u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Lidhjes së Rinisë Shqiptare të këtij qyteti. Në këto takime, në të cilat ishte i pranishëm kryetari i Lidhjes për Stamboll, Eni Balkan, u diskutua për zgjerimin e lidhjes edhe në qytete të tjera të Turqisë, fuqizimin e saj dhe konkretizimin e projekteve të ndryshme që lidhen me rininë.
Përfaqësuesit e MDIS-it patën takime edhe me të rinjtë dhe anëtarët e Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Bursa. Aty i priti kryetarja e rinisë për Bursë, znj.Nergis Morana, nga e cila u njoftuan për së afërmi për punën dhe aktivitetet e Lidhjes së Rinisë Shqiptare, përcjellë albinfo.ch.
Edhe në këtë takim u diskutua për fuqizimin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me MDIS-in.
Vlen të theksohet se në takim me të rinjtë shqiptare të Bursës ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i qytetit të Bursas, z. Rexhep Altepe, i cili premtoi se do t’u ofrojë mbështetje të rinjve që veprojnë në këtë qytet.
U zhvilluan takime edhe përfaqësuesit e shoqatës kulturore “Zafer”, e cila njihet për aktivitetet e saja jo vetëm në Bursa, por edhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













