Shkurt.ch
Konsullata Zvicerane e Tiränës “bartet” në Prishtinë
Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka shuar shërbimin konsullor në Tiranë dhe e ka bartur atë në konsullatën e saj në Prishtinë
Zvicra mbyll rreth 20 konsullata në disa vende të Evropës dhe jashtë saj. Ajo me këtë rast i bart shërbimet konsullore të disa vendeve në konsullatat më të afërta ose hap qendra të përbashkëta regjionale për shërbime konsullore.
Në kuadër të këtij riorganizimi, Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës ka shuar edhe shërbimin konsullor në Tiranë dhe e ka bartur atë në konsullatën e saj në Prishtinë.
Shërbimet e 20 konsullatave të mbyllura përqendrohen në tetë qendra regjionale. Këtë njoftim të radios së Zvicrës Frankofone RSR, e ka konfirmuar edhe Departamenti i Punëve të Jashtme, i cili e ka arsyetuar atë me nevojën për racionalizimin e shpenzimeve.
Po ashtu, siç shkruajnë mediet e këtushme, shumica e madhe e shërbimeve konsullore sot mund të kryhen edhe përmes postës ose në mënyrë elektronike. Në këto kushte, ka gjithnjë më pak nevojë për praninë personale të palëve në lokalet e konsullatave.
Disa nga këto qendra regjionale tashmë janë duke funksionuar. Kështu, duke filluar nga 1 prilli janë fuzionuar në Prishtinë shërbimet konsullore për Shqipërinë dhe Kosovë.
Ndërsa në Bukuresht nga mesi i prillit është hapur një qendër e përbashkët regjionale konsullore për Rumaninë dhe Bullgarinë. Në Hagë të Holandës nga mesi i muajit ofrohen shërbime konsullore edhe për Belgjikën dhe Luksemburgun.
Qendra të tilla brenda Evropës do të hapen ose do të fuzionohen edhe në Stokholm, në Riga dhe në Vjenë. Ndërsa jashtë Evropës tashmë janë në funksion qendrat regjionale në Pretori dhe në Santo Domingo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










