Maqedonia
Konstatohet varianti i ri i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Edhe në Maqedoninë e Veriut konfirmohet mutacioni britanik i koronavirusit, derisa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se nuk ka vend për panik.
Forma e re e virusit pas mutacionit është zbuluar në laboratorin e klinikës “Zhan Mitrev” te një pacient 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar. Pacienti ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit. Laboratori kishte përcaktuar se pacienti dyshohej se kishte një mutacion në virus, dhe më pas ishte izoluar. Sipas informacionit që laboratori i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që përcaktojnë llojin britanik janë identifikuar në analizat përkatëse të këtij pacienti.
Filipçe: Nuk ka vend për panik
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë, se nuk ka vend për panik pas shfaqjes së parë të variantit britanik të koronavirusit, por qytetarët duhet detyrimisht t’i respektojnë të gjitha masat paranadaluese. “Mutacioni mund të ndodhë edhe nga vetë virusi, që do të thotë se jo domosdoshmërisht ai mund të bartet nga jashtë. Ne ishim në pritje të paraqitjes së këtij lloj mutacioni në vendin tonë, sepse ai tashmë është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në vendet e Ballkanit.
Ky lloj mutacioni i virusit ka 70% transmentim më të shpejtë, por nuk ka vend për panik, mbetemi të kujdeshëm”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në shkurt nis vaksinimi, por ende nuk ka vaksina
Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për planin e imunizimit të popullsisë kundrejt koronavirusit. Vaksinat anti-COVID ende nuk kanë arritur në Maqedoninë e Veriut, edhe pse angazhimi për sigurimin e tyre zhvillohet në disa fronte. “Në bazë të planit që e miratuam, vaksinimi do të bëhet në tri faza, ndërsa vaksinat e para që presim të arrijnë nga kompania Pfizer do të jetë në fillim të muajit shkurt”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.
Shkupi i interesuar edhe për vaksinat kineze
Autoritetet maqedonase kanë njoftuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e furnizimit me vaksina kineze kundër COVID-19, ndonëse kanë theksuar se prioritet mbetet furnizimi përmes programit Covax. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk e sheh si problematike furnizimin me vaksinat e prodhuara nga kompanitë kineze, edhe pse ato ende nuk janë miratuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave. “Janë plotësisht të përshtatshme, vaksinat kineze janë të njohura për ekspertët tanë. Pikërisht ekspertët kanë analizuar pothuajse të gjitha vaksinat që tani janë në treg, kështu që nuk ka asnjë pengesë administrative dhe natyrisht, nuk ka dyshim për cilësinë e vaksinave kineze”, u shpreh Filipçe.
Që nga shfaqja e rastit të parë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 91.555 persona, prej tyre 2.821 kanë vdekur, 80.008 janë shëruar, ndërsa 8.726 raste janë ende aktive.
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri