Konkurs për vend pune: Asistent/e Administrative
Data e aplikimit: 18 tetor 2012 – 2 nëntor 2012
Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of KosovoQeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign AffairsAmbasada e Republikës së Kosovës në Zvicër
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër – shpall:K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent(e) administrativ(e)
Vendet e punës: Ambasada e Kosovës në Zvicër
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 18 tetor 2012 – 2 nëntor 2012
Detyrat dhe përgjegjësitë: Punon nën mbikëqyrjen e Ambasadorit. I/e caktuari/a në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:
♣ Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata përkatës; ♣ Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;♣ Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procedimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare; ♣ Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore; ♣ Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve te ambasadës në mënyrë të sigurt; ♣ Procedimi i korrespondencës te zyrës së Ambasadorit dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme;♣ Mirëmbajtja e dosjeve të Ambasadës;♣ Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës. Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:♣ Të ketë diplomën e shkollës së mesme;♣ Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;♣ Të ketë njohuri të njërën nga gjuhet zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze ♣ Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;♣ Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në njërën nga gjuhet zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe gjuha angleze;♣ Njohuri nga aspekti i aktiviteteve diplomatike;♣ Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;♣ Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të intervistuar. – CV-në;- Kopjen e letërnjoftimit;- Kopjet e kualifikimit-diplomës;- Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;- Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;- Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; Ambasada e Kosovës, Amthausgasse 3, 3011 Bernë
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











