Kosova
Konjufca: Të dhënat tona thonë se VV prin e para në këto zgjedhje
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se të dhënat që i kanë nga komisionerët tregojnë se janë partia e parë në këto zgjedhje.
Konjufca është shprehur i kënaqur për mënyrën se si shkuan zgjedhjet sot, duke falënderuar qytetarët dhe institucionet e sigurisë. Ai thotë se do ta ruajnë secilën votë në kutitë e votimit, përcjell albinfo.ch.
“Këto kuti janë më të rëndësishmet, sepse aty gjendet rezultati. Ato do t’i mbrojmë derisa të numërohen edhe prej komisionerëve tonë edhe prej KQZ-së. Në emër të VV-së i falëndëroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Zgjedhjet e sotme e patën një kredibilitet të madh të demokracisë”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa ai shton rezultatet e deritanishme që kjo parti ka, e qesin VV-në fituese.
“Jemi duke i procesuar të dhënat tona. Të dhënat tona tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para”, ka thënë Konjufca.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












