Bota
Konfirmohet se turistët ishin gjermanë, 11 burra dhe 17 gra
Aksidenti në Madeira të Portugalisë ka tronditur Evropën. Bëhet fjalë për vdekjen e të paktën 28 turistëve, të cilët sipas të dhënave të para janë të gjithë gjermanë. Kjo është konfirmuar nga mediat gjermane, por edhe ato zvicerane.
Tragjedia rrugore ka ndodhur ne lokalitetin Quinta Splendita në Portugali, përcjell albinfo.ch.
Grupi me 55 turistë, shoqëruesi dhe shoferi ndodheshin në një hotel në Santa Cruz dhe do të transferoheshin në Funchal po në ishullin e Madeirës.
Nga të dhënat e para mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas autobusi ka përfunduar sipër një shtëpie anës rrugës.
Deri tani është konfirmuar vdekja e 11 burrave dhe 17 grave, por bilanci mund të rritet pasi ka shumë të plagosur që janë në gjendje të rëndë.
Disa media kanë raportuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 29.
#Portugal #Breaking Tourist bus crash kills 28 in #Madeira Island. #Caniço Mayor confirms death toll. pic.twitter.com/xhMbURKGI7
— José Miguel Sardo (@jmsardo) April 17, 2019
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











