Kosova
Konfirmohet rinisja e lobimit për liberalizimin e vizave
Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se Bashkimi Evropian është i interesuar për t’u siguruar se është duke vazhduar progresi për rastet e shënjestruara në sistemin e drejtësisë.
Në këtë takim, që është mbajtur të mërkurën në Prishtinë, kanë marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Aty është thënë se “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe s’ ka kushte shtesë”.
Në një komunikatë për media, Ministria e Integrimit Evropian ka thënë se rastet e shënjestruara nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian po shihen si një ndër treguesit kyçë të sundimit të ligjit dhe, siç citohet në komunikatë, ministrja Hoxha ka theksuar se “puna në këtë drejtim po vazhdon”.
Hoxha është cituar të ketë thënë se dinamika e agjendës integruese nuk do të zvogëlohet dhe se në ditëve në vijim do të rifillojë lobimi dhe takimet me ministra të vendeve anëtare të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












