Kosova
Komuna e Rahovecit liron parkingun për mërgimtarë
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Pika 1 e vendimit thotë se “ju lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja”, derisa pika 2 e vendimit thotë se “hyrja e mërgimtarëve në oborrin e Komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 20 dhjetor 2018 deri me datë 18 janar 2019”, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se “punonjëseve të administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit iu ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit”.
“Mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Rahovecit.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










