Futboll
Kololli e Kryeziu mungojnë në lojën kundër Greqisë
Zurich ka lëshuar komunikatë zyrtare sa i përket dyshes kosovare, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.
Klubi zviceran ka bërë me dije se dyshja do të lejohet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e 3 shtatorit kundër Moldavisë në Parma.
Por, në takimin që pritet të luhet në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, tri ditë më vonë, Kololli dhe Kryeziu pritet të jenë mungesat e tjera të mëdha për selektorin Bernard Challandes.
Klubi i Zurich e nënvizon faktin se Kosova është një nga zonat më të rrezikshme nga COVID-19 dhe kjo është arsyeja pse klubi nuk i ka lejuar ata edhe për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, që luhet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










