Lajme
Ka ardhur koha që edhe Kosova të hyjë në NATO
Për 3 ditë me radhë pjesëmarrës nga 28 vende të NATO-s po diskutojnë në Tiranë për sfidat që presin Aleancën në të ardhmen. Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kërkuar nga NATO që t’ia hapë dyert edhe Kosovës
Për tri ditë me radhë, Shqipëria është nikoqire e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku 28 vendet anëtare të Aleancës po diskutojnë në Tiranë për sfidat kryesore me të cilat përballet NATO. Kjo asamble po zhvillohet 6 javë përpara Samitit të Varshavës, në të cilin do të vendoset vazhdimësia e reagimit të NATO-s ne raport me Rusinë, konflikti në Irak dhe Siri, kriza e emigranteve dhe lufta kundër terrorizmit.
Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë, ministrja e Mbrojtjes se Shqipërisë, Mimi Kodheli, mbajti një fjalim para të pranishmeve, ndërsa ka kërkuar nga NATO që t’ia hapë dyert edhe Kosova që të përfshihet në gjirin e saj.
“NATO është një komunitet vlerash, ku bashkohet demokracia, liria individuale, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor. Në këtë kuptim, Asambleja Parlamentare e NATO-s, e përbërë nga ju, anëtarë të Parlamenteve nga të gjitha vendet anëtare, është një mishërim i qartë i vlerave demokratike të kësaj Aleance”, është shprehur ajo.
Sipas Kodhelit, deri në fund të vitit 2013 “aleanca jonë ishte fokusuar në Operacione të Menaxhimit të Krizave dhe veprimtari të Sigurisë Bashkëpunuese, duke zgjeruar platformën e partneriteteve.
Kodheli në adresimin e saj përmendi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe aktivitetet ruse përreth Ukrainës.
“Për më tepër, Rusia filloi të rrisë retorikën kundër NATO-s dhe aleatëve të saj, madje edhe në një fushë shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, atë “bërthamore”. Më lejoni të ri-kujtoj deklaratën e ambasadorit rus në Danimarkë në mars të 2015-ës, i cili pohoi se nëse Danimarka do bëhej pjesë e sistemit mbrojtës antiraketë, të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë luftanijet Daneze mund të kthehen në shënjestra të raketave bërthamore ruse”, vijoi Kodheli.
Rruga drejt anëtarësimit në BE, sipas ministres shqiptare, është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor, dhe kjo vlen edhe për Shqipërinë. “Paqartësitë politike dhe ato të sigurisë, por dhe problemet ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit”, tha Kodheli.
Sipas saj, kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështeti fuqishëm Malin e Zi drejt NATO-s dhe ne përshëndetë nënshkrimin e Protokollit të Pranimit nga Ministrat e Jashtëm të NATO-s, disa ditë më parë.
“Ne, në Shqipëri, besojmë fort në rolin unik dhe të pazëvendësueshëm të NATO-s, prandaj çdo vend i rajonit tonë duhet të inkurajohet të vlerësojë dhe shqyrtojë mundësitë e shumta, që vetëm marrëdhënia me NATO-n mund të ofrojë. Vendi im do të mbështesë praninë e shtuar të NATO-s në Evropën Juglindore, sepse për ne, kjo thjesht do të thotë se bashkësia e vlerave dhe parimeve të përbashkëta është duke u forcuar”, tha më tej ministrja e Mbrojtjes.
Kodheli u shpreh se “gjithëpërfshirja është një domosdoshmëri, prandaj ne na duhet një qasje konstruktive me të gjitha vendet e rajonit. Jemi të mendimit se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re dialogu dhe partneriteti të strukturuar me Kosovën”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












