Lajme
Klubi i shahut “Arbëria” realizon ëndrrën: Kualifikohet në ligën A të shahut në Vjenë
Klubi i shahut “Arbëria” në Vjenë është një nga storiet më të suksesshme të shqiptarëve në Austri. Të shtunën ka përfunduar kampionati ekipor në ligën – B të Vjenës. Ekipi i klubit “Arbëria” pas një lufte të fortë sportive me ekipe të njohura austriake të Vjenës, arrin që përfundimisht të renditet në vendin e parë. Ata arritën këtë suksese pas gjashtë fitoresh dhe një barazimi duke grumbulluar kuotën e 35,5 pikëve.
“Pas turneut ndërkombëtar të shahut në tetor të vitit të kaluar,organizuar nga klubi i shahut “Arbëria” në bashkëpunim me federatën e shahut në Vjenë, ky është suksesi i dytë i madh i klubit tonë, dhe kjo për meritë të gjithë shahistëve tanë luftarakë”, thotë për albinfo.ch, trajneri i ekipit të shahistëve shqiptarë, Agron Cika.
Sezonin e ardhshëm (2020-2021), klubi i shahut ”Arbëria” do të jetë pjesë e garës sportive në ligën A të Vjenës ku do të garojnë pothuajse me elitën e sportit të shahut në Vjenë.
“Si trajner i ekipit të parë “Arbëria”, dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë shahistët tanë për përpjekjet e tyre dhe shpirtin luftarak në arritjen e këtyre rezultateve historike. Gjithashtu, falënderoj edhe të gjithë sponsoret shqiptarë të cilët kanë mbështetur këtë klub nga fillimi e deri më tash.
Që nga viti 2013 klubi “Arbëria” merr pjesë në kampionatin e shahut të Vjenës, dhe atë, që nga viti 2016 me dy ekipe: njëri tashme do të garon në ligën A të Vjenës e tjetri në ligën e katërt të këtij qyteti, raporton Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













