Futboll
Klopp: Ju zviceranët keni drejt të hidhëroheni me mua
Trajner gjerman i Liverpoolit ka folur se pse nuk po luan Xherdan Shaqiri
Para Krishtlindjeve, Xherdan Shaqiri ishte një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve të Liverpoolit. Golat ndaj Manchester United e ndihmuan shumë dhe mediat angleze e kishin quajtur ‘marrëveshjen e vitit’. Ai kaloi nga Stoke City në Liverpool për 15 milionë euro.
Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe ai po aktivizohet rrallë, ose aspak. Kështu ndodhi edhe të mërkurën ndaj Portos, ku fituan 4:1 dhe kualifikimi dukej i sigurt, por Shaqiri nuk u aktivizua, shkruan bluewin.ch.
Pas ndeshjes, gazetari i SRF, Dani Kern e pyeti Jurgen Klopp në situatën me Shaqirin. “Në Zvicër jeni shumë i popullarizuar, por kjo ka rënë pak për shkak se nuk po luan Shaqiri. Çfarë po ndodh?”. Përgjigja e gjermanit është shumë e shkurt. “Asgjë në fakt”, përcjell albinfo.ch.
“Gjithçka është në rregull. Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë çështje, sepse nuk ka ndodhur asgjë fare”, shton tutje Jurgen Klopp.
Ai arsyetohet se konkurrenca është e madhe, dhe ekipi që ka është shumë cilësor. “Për atë se çfarë ka treguar në stërvitje, ka luajtur shumë pak”, përcjell tutje albinfo.ch.
Shaqiri kishte probleme me lëndime, por duket se i ka tejkaluar ato. “Ju (zviceranët) mund të jeni të hidhëruar me mua, por mos u shqetësoni. Jam shumë i lumtur që e kam atë”, përfundoi Jurgen Klopp.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












