Lajme
Kjo është cilësia e jetesës së të huajve në Zvicër
Njerëzit me prejardhje të huaj kanë cilësi më të ulët të jetës sesa homologët e tyre zviceranë, të paktën kështu thotë një studim të lëshuar këtë javë nga Zyra Federale e Statistikave.
Studimi ekzaminoi kritere të tilla, si sigurinë financiare, strehimin, vendet e punës, shëndetin, marrëdhëniet shoqërore, pjesëmarrjen politike, sigurinë dhe kënaqësinë personale të qytetarëve të huaj, zviceranët e natyralizuar dhe ata që kanë lindur në Zvicër nga prindër emigrantë, transmeton albinfo.ch.
Ky studim arriti në përfundimin se zviceranët vendas dhe ata të gjeneratës së dytë janë më të suksesshëm se shumë të huaj të tjerë, të cilëve u mungon mundësia që krijojnë të ardhura për të shijuar të njëjtat standarde jetese si zviceranët vendas.
Por, pabarazi ka edhe në vetë grupet e të huajve, pasi që trajtohen sipas origjinës gjeografike prej nga vijnë.
“Të huajt nga Evropa veriore dhe perëndimore kanë një nivel shumë të mirë arsimimi, të ardhura të larta dhe përgjithësisht gëzojnë kushte jetese mbi mesataren”, sipas këtij studimi, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, ata nga Evropa Lindore dhe vendet joevropiane “formojnë një grup popullor veçanërisht të pafavorshëm në pothuajse të gjitha fushat e ekonomisë”, zbuloi studimi.
Njerëzit me rrënjë të huaj përbëjnë 37 për qind të popullsisë zvicerane; numri më i madh i këtyre emigrantëve vijnë nga Italia, Gjermania dhe Portugalia.
Gjetjet e FSO janë në përputhje me kërkimet ndërkombëtare për cilësinë e jetës së arritur nga emigrantët në vendet e tyre të reja. Një studim që përfshin disa kombe evropiane sugjeroi që njerëzit që lëvizin nga vendet e varfëra në vendet e pasura kanë më pak sens të mirëqenies në shtëpitë e tyre të reja sesa vendasit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












