E-Diaspora
Kitaristi Petrit Çeku, “Artist në rezidencë” në Bad Ragaz
Pjesë e festivalit do të jenë 40 instrumentistë të rinj prej 10 deri 29 vjeç nga Zvicra dhe nga 20 vende tjera të botës
Festivali i pestë “Next Generation” që mbahet nga 6 deri më 13 shkurt të vitit 2015 në Bad Ragaz të kantonit St. Gallen i kushtohet muzikës së barokut, muzikës klasike dhe asaj romantike. Po ashtu në festivalin e radhës do të ketë edhe inserte nga muzika e filmit e shekullit 20 dhe 21.
Pjesë e festivalit do të jenë 40 instrumentistë të rinj prej 10 deri 29 vjeç nga Zvicra dhe nga 20 vende tjera të botës që do të performojnë në hotelin “Grand Resort”, Bad Ragaz.
Intendant dhe drejtues artistik, sikurse viteve të kaluara do të jetë Drazen Domjanic. Në cilësinë e artistëve në rezidencë për vitin 2015 do të jetë kitaristi i njohur shqiptar nga Kosova Petrit Çeku dhe violinisti rus Yur Revich.
Çeku është një kitarist i ri por tashmë i dëshmuar nga Kosova që krijon në Kroaci dhe në Kosovë. Ai deri më tash ka dhënë shumë koncerte në vende të ndryshme të botës dhe ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











