Integrimi
Kisha vendos t`i dëbojë romët ballkanikë: Kanë abuzuar me mikpritjen e saj!
Duket se durimit dhe gatishmërisë së kishës u ka ardhur fundi. Tash Ipeshkvia ka ushtruar kallëzim penal ndaj 25 refugjatëve për prishje të rendit e qetësisë
Kanë katër javë që janë duke qëndruar të strehuar në katedralen e qytetit Regensburg, për t`i ikur dëbimit në Shqipëri gjegjësisht në Kosovë, Serbi e Maqedoni, prej nga kanë ikur. Bëhet fjalë për një grup romësh nga vendet e përmendura, të cilët e patën “pushtuar” kishën, duke u bërë lajm kryesor në mediat gjermane e më gjerë.
Personeli i kishës ashtu si dhe shumë dashamirës u kanë dalë në ndihmë me ushqim dhe mbrojtje rreth 45 refugjatëve tash një muaj, shkruan rp-online.de. Mirëpo, duket se durimit dhe gatishmërisë së tyre u ka ardhur fundi. Tash Ipeshkvia në kuadrin e së cilës është kisha në fjalë, ka ushtruar kallëzim penal ndaj 25 refugjatëve për prishje të rendit e qetësisë, transmeton albinfo.ch. Ata, sipas ipeshkvisë, duhet ta lëshojnë kishën, por personat në fjalë po rezistojnë.
Që nga mbrëmja e të dielës kisha ka ndërprerë edhe furnizimin me ushqim të këtyre refugjatëve, si shenjë presioni për të lëshuar kishën. Megjithatë, u kanë lënë në dispozicion një mjek kujdestar.
Romët përmes aksionit të tyre synojnë mbetjen në Gjermani dhe luftimin e shpalljes së vendeve të Ballkanit si “vende të sigurta” nga ana e Gjermanisë.
Por, ata kanë keqpërdorur në mënyrë të përsëritur fëmijët për të arritur qëllimet e tyre të parealizueshme, thotë një zëdhënës i kishës. Sipas tij, fëmijët janë shfrytëzuar që nga fillimi si mbajtës transparentësh ose si objekte fotografishë, në ballë të protestës, përcjell albinfo.ch. Madje ata janë përdorur nga të rriturit edhe si kërcënim, duke i quajtur “jetimë të mundshëm” ose edhe si viktima të vrasjes pas vetëvrasjes që do të bënin të rriturit në shenjë proteste.
Thjesht, ata kanë vënë në lojë gjithë simpatinë dhe përkrahjen e gjermanëve dhe të tjerëve që janë angazhuar për të mirën e tyre.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










