Kinema
“Kino Kosova” hapi dyert për publikun e Cyrihut
Dokumentari i Antoneta Kastratit “Dasmat dhe pampersat” ka bërë hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Kino Kosova” në kinemanë “Riffraff “në Cyrih
Dashamirët shqiptaro-zviceranë të filmit patën mundësinë që të hyjnë në familjet kosovare në vitin 2007, kur ishte realizuar dokumentari, i cili trajtonte martesat e katër çifteve nga rajone dhe gjenerata të ndryshme. Ata tregojnë se si i kryejnë punët e shtëpisë, si i rrisin fëmijët, për liritë dhe problemet që ballafaqoheshin në atë kohë.
Para shikuesve është paraqitur edhe regjisorja e këtij dokumentari, Antoneta Kastrati, e cila kishte ardhur enkas nga Prishtina, shkruan Albinfo.ch.
Edicionin e sivjetmë të festivalit zyrtarisht e shpallën të hapur Sabahet Meta, drejtor i festivalit “Kino Kosova”, Ilir Hasanaj, udhëheqës i programit, Jonas Beer, drejtor menaxhues dhe Lida Gunst, përgjegjëse për komunikim.
Regjisori zviceran-kosovar, Ilir Hasanaj, dokumentarët e të cilit shfaqen dhe shpërblehen në festivale ndërkombëtare, ka treguar se si ka bërë përzgjedhjen e filmave të programit të sivjetmë për Kino Kosovën.
“Filmat e këtij viti sjellin histori të vërteta dhe të sinqerta nga Kosova”, tha, mes tjerash, Hasanaj.
Pas dokumentarit “Dasmat dhe pampersat” është shfaqur dokumentari tjetër, “Përtej territ”, i regjisores Donjeta Mejtani, i cili vjen si një thirrje për ndërgjegjësim për dhunën në familje në Kosovë, e në të njëjtën kohë, synon edhe nxitjen e grave për t’i raportuar rastet e dhunës.
Në njëzet e pesë minutat e filmit shikuesi ka mundësi të dëgjojë tri rrëfime të ndryshme të tri grave, të cilat kanë qenë viktima të dhunës fizike e psikologjike të tashmë ish-burrave të tyre, shkruan Albinfo.ch. Ato ende kërkojnë e presin drejtësi, tha regjisorja Mejtani.
Por, përveç dhunës, ky dokumentar shpalos edhe vështirësitë me të cilat përballen gratë kosovare në rrugëtimin për të gjetur drejtësi.
Pas këtyre dy dokumentarëve janë shfaqur në bllok disa filma të shkurtër që kanë të bëjnë me migrimin, feminizmin, seksizmin, gjininë, lirinë dhe fuqizimin e grave. Bëhet fjalë për filmin: “Motër” (2022), nga Dorentina Imeri; “Zhurma e grave” (2020), nga Arzije Asani dhe Celine Stettler; “Çohu” (2019), nga Arzije Asani und Celine Stettler.

Në festival nga 11 deri më 14 maj shfaqen mbi 20 filma nga Kosova dhe diaspora. Artistja Edona Vatoci do të mbajë një koncert në klubin “Helsinki” në Cyrih.
Të premten shfaqen këta filma:
17:00 Filma të shkurtër
– “Shpija” (2022), nga Flaka Kokolli,
– “Clara me mustaqe” (2021), nga Ilir Blakçori
– “N’kornize” (2019), nga Gezim Ramizi.
– “Magneti” (2022), nga Arvan Berisha, 7’, Q&A me Arvan Berisha.
– “Gratë e Lirisë” (“Women of Liberty”) (2023), nga Lum Çitaku, 34’.
19:00, Filma dokumentarë
– “Dubina Dva” (“Depth Two”) (2016), prej Ognjen Glavonic, 80’; evtl. Online-Q&A me Ognjen Glavonic.
21:00, Filmi Dokumentar
– “Wake Up on Mars” (2020), nga Dea Gjinovci, 75’; Q&A mit Dea Gjinovci.
Më shumë fotografi:
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja














