Lajme
Këto shtete futen në “Listën e Zezë” të Zvicrës, nga 2 gushti
Që nga 2 gushti, BAG do të klasifikojë shumicën e shteteve jashtë zonës Shengen si vende me rrezik - Britania e Madhe është një prej tyre
Qeveria federale ka publikuar sot një listë të re e cila tregon se cilat shtete konsiderohen vende me rrezik për Zvicrën. Me këtë rast bëhet e ditur se nuk preket asnjë nga vendet e zonës Shengen, njofton albinfo.ch.
Por vende si destinacioni i njohur i pushimeve për zviceranët, Turqia, nga ana tjetër, do të shpallet vend me rrezik ashtu si dhe Rusi, Brazili dhe Britania e Madhe.
Me pak përjashtime, vendet jashtë Evropës preken pothuajse të gjitha.
Në vazhdim, lista e plotë, e nxjerrë nga faqja e internetit e platformës federale të publikimit. Pra, në listën e rrezikut do të jenë të gjitha shtetet dhe rajonet jashtë zonës Shengen, me përjashtim të shteteve si:
– Shqipëria
– Andorra
– Armenia
– Azerbajxhani
– Australia
– Bosnje dhe Hercegovina
– Brunei Darussalam
– Bullgaria
– Selia e Shenjtë
– Hong Kongu
– Irlanda
– Izraeli
– Japonia
– Jordani
– Kanadaja
– Katari
– Korea (Jugu)
– Kosova
– Kroacia
– Libani
– Makau
– Moldavia
– Monako
– Mali i Zi
– Zelanda e Re
– Maqedonia e Veriut
– Rumania
– San Marino
– Arabia Saudite
– Serbia
– Singapori
– Tajvani
– Ukraina
– Shtetet e Bashkuara
– Qipro
P.S. Në publikimin që mund të shkarkohet në platformën e BAG deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ndodhet vetëm lista e vendeve jashtë zonës së Shengenit, të cilat NUK konsiderohen si vedne me rrezik. Nga kjo kuptohet se të gjitha vendet që nuk janë në këtë listë, përfshirë edhe Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Brazilin, që përmenden aty, konsiderohen si vende me rrezik.
Hollësitë tjera albinfo.ch do t`i ketë dhe do t`i publikojë, më së largu, më 1 gusht.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













