Kosova
Të gjitha masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë për fundjavë kundër koronavirusit
Shtatë komuna të Kosovës do të jenë në karantinë deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa të reja kundër koronavirusit.
Shtatë komuna të Kosovës do të jenë në karantinë deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit.
Më poshtë keni të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për fundjavë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, bazuar në kompetencat e deleguara me Ligjin për luftimin e COVID-19 si dhe Ministri i Shëndetësisë kanë ndërmarrë masa të përgjithshme dhe masat e veçanta anti Covid-19.
Masat e përgjithshme janë si në vijim:
1. Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomise (restoranet, kafiterite dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 dt. 06.11.2020 (e premte ) deri më dt. 09.11.2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:
1.1 furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
1.2 institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;
1.3 për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);
1.4 operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.
2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.
3. Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;
4. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës;
5. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë.
Ndërsa Vendimet për masat e veçanta në shtatë Komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen janë si në vijim:
Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinënë , Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:
1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
1.3. operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;
1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;
Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë !
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Austri
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave Policia e Vjenës duhet të vazhdojë të shtrëngojë rripat, me prerje të mëtejshme. Që nga korriku,...
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën
-
Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”