Kosova
Shifrat e dështimit të PSD-së në zgjedhjet parlamentare
Asnjëri nga ish 12 deputetët e Partisë Social Demokrate nuk ka arritur të bëhet përsëri deputet
Siç është parë tashmë, asnjëri nga ish 12 deputetët e Partisë Social Demokrate nuk ka arritur të bëhet përsëri deputet. Këtë nuk e ka arritur as kryetari i partisë, Shpend Ahmeti, kryetar aktual i Prishtinës.
Rreth dy vjet më parë ata ishin ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kishin vazhduar mandatin e tyre në Parlament, si grup i veçantë parlamentar.
PSD megjithatë do ta ketë një deputete në Parlament. Ajo është Natyra Kuçi, e cila me 4,400 vota ka përfituar nga kuota për femra, ka siguruar vendin në këtë legjislaturë të Parlamentit të Kosovës.
Siç dihet, Koalicioni AAK-PSD ka siguruar 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Më poshtë mund ta gjeni votat e 15 kandidatëve të PSD-së, ga 24 kandidatë sa i kanë pasur në listën e koalicionit me AAK-në.
Visar Ymeri, 5,418
Shqipe Pantina, 2,182
Dukagjin Gorani, 1,500
Salih Salihu, 1,821
Besa Baftiu, 2,660
Kaqusha Jashari, 839
Dardan Sejdiu, 4,652
Natyra Kuçi, 4,452
(E votuar për deputete)
Shyqiri Bytyqi, 2,323
Gëzon Kastrati, 3,710
Fisnik Ismaili, 1,722
Dardan Molliqaj, 4,083
Driton Çaushi, 2,085
Shpend Ahmeti, 5,881
Frashër Krasniqi, 4,004.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













