Kosova
Këtë viti fillon kompensimi i viktimave të krimit
“Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj në Republikën e Kosovës, të cilat hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti, prandaj institucionet në Prishtinë brenda këtij viti do të fillojnë t’i kompensojnë viktimat e para të dhunës së krimit.
Kështu u tha sot në një konferencë që shënon fillimin e javës për të drejtat e viktimave të krimit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me temë ”Kompensimi i viktimave, e drejtë, satisfaksion dhe hap drejt rehabilitimit“.
“Si kryeprokuror i Shtetit, siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që viktimat e krimit të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç meritojnë. Për këtë kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe humane, ashtu që viktimat e krimit të trajtohet sipas standardeve të larta për të drejtat e njeriut. Kompensimi i viktimave është obligim ligjor andaj institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që këtë obligim ta realizojnë këtë vit përmes kompensimit të rasteve të para“, është shprehur kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në fjalën hapëse të konferencës.
Duke potencuar se java do të arrijë objektivat e caktuara dhe se numri i rasteve të kompensuara do të shtohet.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përkushtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm. Thaçi e konsideron shumë të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen e viktimave të krimit”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë kategori të shoqërisë.
“Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”, deklaroi ai.
Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka nënvizuar se probleme të tilla ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se duhet punuar shumë për t’i mënjanuar ato.
“Edhe në SHBA kemi të tilla probleme dhe na është dashur shumë punë për të trajtuar këto raste. Edhe këtu do të duhet që qeveria të japë përkrahje të veçantë për këto raste. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk ka drejtësi për viktimat e krimit”, theksoi ai.
Ndërkaq Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, potencoi se “të gjitha forcat e drejtësisë duhet të angazhohen në trajtimin e rasteve dhe të merren në konsideratë nevojat e viktimës. Ka nevojë për ngritjen e efikasitetit për këto raste dhe të avancohen të drejtat e viktimave”.
Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave të Krimit, Basri Kastrati sqaroi para të pranishmëve angazhimin e kësaj zyreje në ndihmë viktimave dhe theksoi nevojën e mbështetjes institucionale për këtë kategori.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës