Kosova

Këta janë vëllezërit nga Gjilani që humbën jetën në Shqipëri

Tërmeti prej 6.4 shkallë i Rihterit ka lënë të vdekur edhe dy vëllezërit Abazi nga Gjilani.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Hasani ka thënë se trupi i pajetë i Isa Abazait është nxjerrë, ndërkaq janë duke u bërë përpjekje që edhe trupi i Shemsiut të nxirret nga gërmadhat e hotelit.

“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani,

Hasani po ashtu shtoi se janë duke qëndruar në hotelin e rrënuar deri në nxjerrjen e trupit të pajetë të Shemsi Abazit.