Kosova
Këshilli i Atlantikut kërkon prani të përhershme amerikane në Kosovë
Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol të veçantë për sigurinë në rajon duke dërguar një sinjal të fortë se prania amerikane e sigurisë është e qëndrueshme dhe e përhershme, tha Damon Wilson, zëvendës president ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut
Pavarësisht faktit se Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të konsiderueshëm për t’u integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe institucionet e tjera globale, një prani e përhershme amerikane në Kosovë për të garantuar sigurinë është e domosdoshme. Kështu ka deklaruar Damon Wilson, zëvendës president ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut.
Këshilli i Atlantikut në raportin e saj me titull “Një stuhi që vjen – Formimi i një të ardhmeje në Ballkan në një epokë të pasigurisë” rekomandon kthimin e komandës amerikane në Bondsteel në një prani ushtarake të përhershme amerikane në Evropën Juglindore.
Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, thotë se megjithëse Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të konsiderueshëm në përpjekjet për t’u integruar në BE, NATO e institucionet e tjera globale, ky përparim mund të jetë tani në rrezik.
Kështu tha për Zërin e Amerikës, Damon Wilson, zëvendës president ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut. “Kjo prani duhet të shkojë përtej KFOR-it për të projektuar ndikimin amerikan dhe për të thënë se ne jemi aty”, ka theksuar Wilson, transmeton rtklive.
Këshilli i Atlantikut rekomandon kthimin e komandës amerikane në Bondsteel në një prani ushtarake të përhershme amerikane në Evropën Juglindore. “Kjo komandë të ndërlidhet me disa forca të tjera në rajon, si në Rumani, Turqi apo Greqi për t’u bërë pjesë e ekuacionit për të pasur forca të stacionuara në Ballkan. Kjo do të na lejojë për ndërtimin e kapaciteteve veçanërisht me Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Shqipërinë”, tha ai.
Wilson u përgjigj edhe në pyetjen, nëse administrata amerikane duhet të jetë pjesë në bisedimet e dialogut Serbi-Kosovë.
“Mendoj se është e logjikshme që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e këtij procesi. Bashkimi Evropian ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për të ndërmjetësuar këtë proces. Por amerikanët nuk duhet të ulen jashtë dhomës së bisedimeve. Ne duhet të luajmë rolin tonë për të sjellë këtë proces në një përfundim konstruktiv. Mendoj se pjesëmarrja amerikane mund të luajë rol konstruktiv”, deklaroi ai.
Raporti me titull “Një stuhi që vjen? Formimi i një të ardhmeje në Ballkan në një epokë të pasigurisë” është rezultat i një pune mbi njëvjeçare që ka bërë kjo organizatë në bashkëpunim me Kongresin, Departamentin e Shtetit dhe administratën e presidentit Trump dhe do të parashtrohet në një konferencë që do të zhvillohet më 29 nëntor në mjediset e organizatës.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











