Koronavirusi: çast pas çasti
Këshilla si të mbroheni nga koronavirusi
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë informacion të dobishëm si të përgatiteni për COVID-19
Kur keni vizitorë në shtëpi, shkëmbeni përshëndetje me “1 metër largësi”, duke tundur dorën, me dorën në zemër apo duke tundur kokën.
Kërkojuni vizitorëve dhe atyre me të cilët jetoni të lajnë duart.
Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet në shtëpinë tuaj, veçanërisht sipërfaqet që njerëzit prekin më së shumti.
Nëse dikush me të cilin jetoni nuk ndihet mirë (veçanërisht, me simptoma të mundshme të COVID-19), kufizoni hapësirat tuaja të përbashkëta, transmeton ATSH.
Nëse ju shfaqen simptomat e COVID-19, kontaktoni me telefon mjekun tuaj të familjes, përpara se të vizitoni një institucion të kujdesit shëndetësor, përcjell albinfo.ch.
Hartoni një plan masash në rast të një shpërthimi epidemik të COVID-19 në komunitetin tuaj.
Kur dilni në publik, ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese, siç do të bënit edhe në shtëpi.
Qëndroni të përditësuar me informacione nga burime të besueshme. OBSH ofron rregullisht këshilla se si të mbroni veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











