Kërkoni zbritje të qirasë
Shoqata zvicerane e qiraxhinjve (Mieterverband-Asloca) njofton se me uljet aktuale të kamatës së hipotekës, qiraxhinjtë duhet të kërkojnë zbritje të qirasë së tyre.
Sipas saj, ulja për të tretën radhë e kamatës gjatë dy vjetëve të fundit, ose nga 3,5% në 2.75%, justifikon një zbritje të qirasë për 8.26%.
Shumica e madhe e qiraxhinjve nuk kanë përfituar nga zbritja e kamatës së hipotekës për të kërkuar zbritje të qirasë së tyre nga qiradhënësit. Bëhet fjalë për qindra ose mijëra franga që secili qiraxhi paguan më tepër se ç’duhet për çdo vit. Prandaj, për të evituar situata të tilla duhet kërkuar zbritje të qirasë, sepse është e drejtë juaja, porosit Shoqata zvicerane e qiraxhinjve.
Zbritja e qirasë nuk bëhet në mënyrë automatike me zbritjen e kamatës së hipotekës. Për të përfituar zbritje duhet t’ i shkruani sa më shpejt një letër qiradhënësit ose agjencinë e cila e përfaqëson atë, për afatin e ardhshëm të skadimit të kontratës së qirasë.
Qiradhënësi disponon një afat 30 ditor për t’ u përgjigjur. Nëse në 30 ditët e ardshme nuk merrni përgjigje ose përgjigjja është në disfavor të kërkesës suaj, duhet t’i drejtoheni Entit zyrtar për pajtim.
Për më shumë informata për procedurat në fjalë konsultoni faqet në vijim:Zvcra gjermanike : http://www.mieterverband.ch/smv_top.0.htmlZvicra romande : http://www.asloca.ch/?q=node/192Zvicër italiane : http://www.asi-infoalloggio.ch/index.asp
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










