Kosova
Paraburgim për shoferin që shkaktoi aksident në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan ndaj shoferit të kamionit, të dyshuarit M.A. nga Peja, i cili dje shkaktoi një aksident tragjik në Gjilan, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Përmes një komunikate Prokuroria bën me dije se në Gjilan, dje, më 7 mars 2019, rreth orës 14:05 minuta, i dyshuari M.A., ka shkaktuar aksident të rëndë komunikacioni, në të cilin një person ka ndërruar jetë, ndërsa 26 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
“Dyshohet që i dyshuari M.A., për shkak të problemeve teknike të kamionit – mosfunksionimi i sistemit të frenimit, gjatë drejtimit të kamionit, pronë e SH.P.K. ‘VEV GROUP’ – Prishtinë, e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ashtu që duke lëvizur në drejtim të qendrës së qytetit, fillon t’i rritet shpejtësia e lëvizjes dhe fillimisht tek hyrja e stacionit e godet një automjet, i cili ishte duke lëvizur në të njëjtin drejtim, pastaj tek dalja e stacionit e godet mbrapa automjetin tjetër, i cili ishte duke lëvizur para tij, të cilin e shtyn deri tek vendkalimi për këmbësorë në trotuar, afër furrës ‘Çoçaj’, ku aty i godet dy të dëmtuar, të cilët ishin duke ecur në trotuar, me ç’rast në mesin e tyre ishte edhe tani i ndjeri Q.Ç., i cili për shkak të lëndimeve të pësuara, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë”, njofton Prokuroria, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti ka vazhduar në të njëjtin drejtim duke goditur edhe automjete të tjera dhe në fund godet një traktor, i cili ishte kyçur në rrethrrotullim, duke përfunduar në trotuar, përballë hotelit ‘Kristal’.
Si pasojë e kësaj, përpos lëndimeve të natyrës vdekjeprurëse, lëndime të lehta kanë pësuar 23 persona, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar 3 persona, të cilët edhe janë transferuar në QKUK, në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










