Kosova
Kërkohet mbështetje për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
Secili vath i vendosur në një instalacion të vendosur në afërsi të monumentit Heroinat në Prishtinë, do ta simbolizojë një person të dhunuar seksualisht gjatë luftës.
Qëllimi i këtij instalacioni është ofrimi i mbështetjes për 20 mijë personat e abuzuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Instalacioni #forheroines është realizuar nga Batalioni “Atlantiku”.
Në këtë aktivitet, e pranishme ishte edhe e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ka kërkuar ndihmë në rrugën drejt drejtësisë. Feride Rushiti nga Qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës ka thënë se u duhet dhënë zë heroinave, kur krimet e kryera mohohen nga bota. I njëjti instilacion, ditëve në vazhdim, do të vendoset edhe në qytete të tjera, si Prizren e Mitrovicë.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri













