Kërkohen tetë vjet e gjysmë burgim për atentatorin serb nga Höng-u
Për tentim vrasjeje dhe shkaktim rreziku publik me masë ekskplozivi, prokurori ka kërkuar 8 vjet e gjysmë burgim
Një serb i Bosnjës që dyshohet të ketë tentuar të vriste me bombë të kurdisur një bashkatdhetarin e tij, dyshohet të jetë vrasës me porosi. Për këtë arsye, prokurori federal në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona kërkon për të një dënim me burg me kohëzgjatje prej tetë vitesh e gjysmë, shkruan NZZ. online.
Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2006. Sipas palës paditëse, serbi 32 vjeçar pasi kishte marrë porosinë nga një bashkatdhetar i tij, pjesëtar i mafisë serbe, nga Amsterdami, kishte provuar të vriste një serb tjetër të cilin nuk e njihte. Ky i fundit, sipas mafiozit, i kishte vrarë atij një kusheri në vitin 1998.
Njeriu ndaj të cilit ishte përgatitur atentati, ka deklaruar para gjyqit se ai nuk kishte të bënte me vrasjen në Amsterdam dhe prej kohës kur është bërë atentati mbi të, e ndjen veten të rrezikuar. Sipas tij këtë gjendje e rëndon edhe më tepër publikimi i emrit të tij në gazetat serbe.
Prokurori në pledoajenë e tij thotë se serbi i cili po qëndron në bankën e zezë ka dëshmuar një energji të madhe kriminale. Prandaj, sipas tij, ai për veprën penale tentim vrasjeje dhe shkaktim rreziku publik përmes masës ekskplozive, duhet të marrë një dënim prej 8 vitesh e gjysmë burg.
“Ai është një vrasës me porosi, që ka treguar një paskrupullsi të posaçme”. Për të shpjeguar këtë paskrupullsi, prokurori ka cituar pohimin e të paditurit sipas të cilit: „kur një mik i mirë të lut t`ia bësh një të mirë, nuk mund ta refuzosh”. „E mira” që është dashur ta bënte ai, ishte atentati me bombë kundër njeriut të panjohur.
Prokurori po ashtu ka kërkuar që ndihmësi i atentatorit të marrë një dënim prej tre vjet e gjysmë.
Vendimi i gjyqit pritet të merret më 17 dhjetor.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











