Tematike
Kundërshtarët e masave kërcënojnë politikanët: “Do t’i varim në drurin më të afërm”
Kërcënimi shkon kryesisht në "adresë" të ministrit Berset. Ata agjitojnë se politikanët duhet të ekzekutohen publikisht, postojnë në internet thirrje për vrasje

“Do t’i varim të gjithë, në drurin më të afërm. Qafa e `gomarit` do të jetë shumë më e gjatë në trekëmbësh se ajo e strucit”. Mesazhet i drejtohen ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset. Autori i shpërndan ato në platformën “Telegram”, transmeton albinfo.ch. Mijëra veta i lexojnë ato.
Mijëra thirrje për dhunë
“Telegrami” është një platformë bisedash online. Është veçanërisht e popullarizuar në mesin e kundërshtarëve të masave të koronës. Përmes bisedave të ndryshme në grup ata organizojnë demonstrata dhe shkëmbejnë mendime, shkruan srf.ch. Por këtu ka edhe një pakicë radikale: ata përhapin urrejtje, bëjnë thirrje për dhunë dhe kërcënojnë.
“SRF Data” ka analizuar mbi 90 biseda në grup dhe ka gjetur aty mijëra thirrje për dhunë. Disa janë të drejtuara kundër politikanëve dhe shkencëtarëve, disa janë shumë të përgjithshme. Emisioni i SRF-së, “Rundschau” ka identifikuar përdorues të Telegramit që shkruajnë mesazhe të tilla urrejtjeje.
Një person nga regjioni Mittelland është autor i një apeli për të vrarë ministrin Berset, trasnmeton albinfo.ch. Ai drejton grupin e tij në chat, ku çdo ditë shpërndan dhjetëra mesazhe, teori konspirative dhe urrejtje. “Rundschau” e viziton atë në shtëpi. Në derën e përparme, ai mohon të ketë bërë thirrje për dhunë. Por kur “Rundschau” i tregon atij kërcënimin e bërë ndaj Bersetit, ai zhduket në banesën e tij. Më vonë ai ka mohuar akuzat. Megjithatë, ai refuzon propozimet për të dhënë intervistë.
Në një tjetër chat tjetër të kundërshtarëve të masave, përdoruesit bëjnë thirrje për të përdhunuar gratë kundër-demonstruese ndërsa për ministrin Berset shkruajnë: “Ai do të varet”. “Rundschau” takohet me operatorin e këtij grupi debati. Ai thotë se lëvizja Antifa (majtistë, kundërdemonstrues) ka shkruar dhe shpërndarë thirrjen për të njollosur imazhin e chatit të tij. Por, ai nuk mund ta vërtetojë këtë pretendim.
Gjashtë herë më shumë kërcënime se para pandemisë
Nëse një kërcënim i drejtohet një këshilltari federal ose anëtari të parlamentit, policia federale, Fedpol, duhet të nisë hetimet. Vitin e kaluar ajo ka marrë 1215 kërcënime të kësaj natyre, trasnmeton albinfo.ch. Në 120 raste, kërcënimet ishin aq konkrete sa Fedpol ka filluar procedimin penal ose ka paralajmëruar autorin. Të gjitha këto po ndodhin gjashtë herë më shpesh se në kohën para pandemisë, në vitin 2019!
Masa e kërcënimeve në internet po u shkakton probleme autoriteteve. “Mijëra postime publikohen çdo ditë” thotë për “Rundschau” Stéphane Theimer, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë në Fedpol. Nga kjo masë ata së pari duhet të njohin dhe analizojnë thirrjet për dhunë. Theimer thotë: “Vetëm atëherë mund të fillojmë me identifikimin.”
Gazetarja bëhet adresë e sulmeve
Përveç kësaj, përdoruesit e Telegram-it shpeshherë thirrjet për dhunë i publikojnë me pseudonime. Për t’i identifikuar ata, policia duhet të mbështetet në bashkëpunimin e vetë ekipit të platformës Telegram. Por platforma nuk dorëzon asnjë të dhënë të përdoruesve të saj tek autoritetet, përcjell albinfo.ch. Rezultati: urrejtja dhe gjuha e urrejtjes përhapen të pafiltruara, dhe njerëzit që qëndrojnë mbrapa kësaj, dënohen rrallë.
Gjatë hulumtimit rreth gjithë kësaj, “Rundschau” ka kërkuar deklarata nga disa prej autorëve të këtyre kërcënimeve anonime në chat. Mirëpo ata jo vetëm që nuk janë përgjigjur por më pas kanë shpërndarë emrin e përdoruesit të reporteres përgjegjëse në të gjitha “chatet” e kundërshtarëve të masave të koronës si dhe detajet e kontaktit dhe informacionin personal të rremë. Por asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë kërcënimet e bëra.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026