Lajme
KE: S’ka liberalizim të vizave për Kosovën
Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi e ka quajtur provokim të rëndë, mosdhënien e rekomandimit për liberalizim të vizave nga BE për Kosovën. Ai tha se kjo është marrëzi e BE-së
Vendimi që ka ardhur sot nga Bashkimi Evropian ka qenë tepër zhgënjyes për qytetarët dhe lidershipin kosovar, i cii ka pritur sinjale pozitive për heqjen e vizave. Por nga Brukseli kanë ardhur mesazhe negative, se liberalizim të vizave nuk do të ketë, derisa Prishtina zyrtare t’i plotësoj edhe disa kritere.
Raporti i Këshillit Evropian në kapitullin për Kosovën thotë se pozitiv për këtë shtet mbetet nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në tetor të këtij viti. Ndërsa sa i përket vizave, në raport përmenden një varg kritikash, nga politika, reformimi i gjyqësorë, korrupsion…Megjithatë Këshilli Evropian inkurajon Kosovën në plotësimin e kritereve dhe në rrugën integruese.
Ky vendim i KE-së ka irrituar zëvendëskryeministrin dhe njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, i cili këtët vendim e quajti jo racional dhe të pakuptimtë.
“Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin te qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e Thaçit.
Për më tepër, thotë ai, “kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja”.
“Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina”, thuhet Hashim Thaçi, i cili disa ditë më parë u shpreh optimist se vizat për kosovarët do të hiqen në vitin e ardhshëm. Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












