Shqipëria
KE, dritë të gjelbër për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë
"Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat"
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Mogherini tha në fjalën e saj se Këshilli vendos të hapë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, njofton TCH.
“Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini.
Sa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për Shqipërinë, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin”. “Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.
Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve. Por ai shtoi se nuk ka kohë për vetëkënaqësi.
“Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Ky vlerësim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Dy vendet kanë bërë shumë gjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











