Integrimi
Kapja e sulmuesit me motosharrë, meritë e pronarit shqiptar të picerisë
Liman Kabashi: “Ai kishte një çantë me vete dhe po shkonte drejt migrosit. Për t`u siguruar se ishte ai, unë e ndoqa nga pas"
Sulmuesi me motosharrë, i cili pasi që kishte plagosur pesë persona, kishte mbajtur në ankth zviceranët për rreth 36 orë, është arrestuar falë një shqiptari. Ka qenë njoftimi i bërë në polici nga Liman Kabashi, pronar i një picerie në Thalwil të Cyrihut ai që e ka orientuar policinë në “adresë” të saktë. Dhe për këtë shkruajnë sot mediat zvicerane si Blick.ch, 20 minuten etj.
“Ai kaloi rreth orës 17.30 në afërsi të picerisë. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe menjëherë e kontaktova policinë” thotë Liman Kabashi, pronar i picerisë “Pipponi”, transmeton albinfo.ch. Thalwili është një komunë plot 63 kilometra larg Schaffhausenit, ku ka ndodhur sulmi dhe ende nuk ka informata se si ka arritur Franz Vrousis deri aty.
“Ai kishte një çantë me vete dhe po shkonte drejt migrosit. Për t`u siguruar se ishte ai, unë e ndoqa nga pas. Ai dukej i përgjumur dhe i tërhequr në vete. Pastaj unë me whatsapp e njoftova një polic që e kam mik”.
Sidoqoftë, kapjes së sulmuesit me motosharrë i kanë paraprirë orë të gjata tensioni dhe frike që ka përjetuar popullata në regjionin e Schaffhausenit e më gjerë. Policia kishte bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, duke mobilizuar veç tjerash edhe helikopterët për t`i rënë në gjurmë personit në fjalë.
Vrousis është i njohur si njeri nomad, që nuk është i paraqitur në asnjë komunë, transmeton albinfo.ch. Ai sipas njohurive të policisë, para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.
I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.
(Foto: nga video e blick.ch)
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













