Shkurt.ch
Kapet në Cyrih me 4 kg. kokainë shqiptari që vinte nga Brazili
Personi në fjalë kishte aterruar në Cyrih me një aeroplan që vinte nga Sao Paolo (Argjentinë) dhe e kishte ndërmend që të vazhdonte fluturimin tutje për në Tiranë
Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar të enjten, më 4 shkurt në Aeroportin e Cyrihut një shqiptar 26 vjeçar, i cili në bagazhin e tij po bartte katër kilograme kokainë.
Personi në fjalë kishte aterruar në Cyrih me një aeroplan që vinte nga Sao Paolo (Brazil) dhe e kishte ndërmend që të vazhdonte fluturimin tutje për në Tiranë. Por, në zonën e tranzitit, në aeroport, ai u ka rënë në sy policëve si person i dyshimtë. Me ta kontrolluar, policët i kanë gjetur atij sasinë e përmendur të kokainës, e cila ishte vendosur në xhepa specialë disa çantave të grave.
Vlerësimi i parë i policisë thotë se behet fjalë për katër kilogramë drogë të tipit të kokainës. Por ndërkohë vlerësimin e saktë do ta bëjë instituti i forenzikës.
Personi i arrestuar i është dorëzuar prokurorisë së përgjithshme Winterthur/Unterland, njësisë së aeroportit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










