Lajme
Kapet kosovari i dyshuar për vrasjen e pensionistit gjerman
Prokuroria publike e Këlnit dhe djemtë e pensionistit kishin ofruar një shpërblim për informacione për autorët. Fjala ishte për rreth 30 mijë euro
Një kosovar 26-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e një pensionisti në regjionin e Këlnit, është arrestuar javë më parë ndërsa tani ai është transferuar nga Kosova në Këln. Një tjetër person i shpallur në kërkim është ende në arrati, transmeton albinfo.ch.
Në fillim të tetorit 2024, mediat dhe programi i ZDF-së i specializuar për ndjekjen e krimit “Aktenzeichen XY” publikuan foto të dy personave. Për të dy kishte dyshime të forta se kanë vrarë pensionistin. Për ta thuhet se janë larguar pas kryerjes së krimit. Hetuesit e vrasjeve nga Këlni kanë supozuar se të dy të përmendurit, të cilët jetonin në Osnabrück, mund të ktheheshin sërish aty, nga jashtë, ku ishin arratisur.
Policia tani thotë se njëri nga të dy, 26-vjeçari, është arrestuar në Kosovë. Tani ai ndodhet në paraburgim në Këln. Një djalë i të vrarëve ka thënë për televizionin WDR se familjes i vinte mirë që është kapur njëri nga të dyshuarit.
Në total, ekipi i ndriçimit të vrasjes beson se kanë qenë katër autorë. Dy prej tyre tashmë janë dënuar nga Gjykata e Landit, të Këlnit, përcjell albinfo.ch. Ata e kishin vëzhguar pensionistin para krimit – dhe më pas, sipas policisë, e kanë mposhtur atë në derën e hyrjes në mëngjes, me planin për ta grabitur. Me atë rast, e kanë plagosur për vdekje.
Pas arrestimit të autorit të tretë të dyshuar, një person është ende në arrati. Fotografia e personit që kërkohet mund të shihet në portalin Fahndung NRW.
Në tetor të këtij viti Prokuroria publike e Këlnit dhe djemtë e pensionistit kishin ofruar një shpërblim për informacione për autorët. Fjala ishte për rreth 30 mijë euro.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










