Lajme
Kapen në një minibus 7 “turistë” kosovarë pa leje pune në Gjermani
Për të punuar nevojitej leja përkatëse e qëndrimit, të cilën të paktën shtatë nga tetë personat nuk e kishin. Ata kishin hyrë të gjithë në Gjermani si turistë
Ata kishin hyrë në Gjermani si turistë, ndërsa kishin siguruar jetesën e tyre si punëtorë ndërtimi: Bëhet fjalë për shtatë kosovarë, të cilët, me vendimin e aturiteteve duhet të largohen nga vendi, shkruan az.de
Rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje kur policët nga grupi i kontrollit të kërkimit të policisë së trafikut Neu-Ulm kanë kontrolluan një minibus në autostradën A8, transmeton albinfo.ch. Minibusi ishte përplot me udhëtarë. Ata të gjithë ishin shtetas kosovarë që po udhëtonin drejt vendit ku do të akomodoheshin në Gjermani.
Nga ajo që shihej, tetë burrat, nga mosha 23 deri 42 vjeç, ishin punëtorë ndërtimi.
Ata të gjithë e kanë pranuar këtë status. Por, për të punuar do të ishte e nevojshme leja përkatëse e qëndrimit, të cilën të paktën shtatë nga tetë personat nuk e kishin.
Këta shtatë persona kishin hyrë të gjithë në Gjermani përmes të ashtuquajturit “privilegj turistik”.
Më i vjetri në automjet ishte punëdhënësi i të tjerëve, edhe pse nuk kishte të drejtë të punësonte bashkatdhetarët e tij pa leje pune, përcjell albinfo.ch. Tani, kundër të gjithë personave janë ngritur akuzat penale për shkelje të ligjit të imigracionit dhe për punë të paligjshme.
Përveç kësaj, shtatë “punonjësve” u është kërkuar të largohen menjëherë nga territori federal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












