Lajme
Kantoni Jura: Certifikatë Covid për personelin infermieror nga shtatori
Më herët, kantoni kishte kumtuar se personeli i pavaksinuar, në rast se detyrohet të karantinohet, do të marrë vetëm 80 për qind të pagës gjatë mungesës
Kantoni Jura ka vendosur të fusë në fuqi certifikatën Covid për personelin infermieror dhe stafin e caktuar të institucioneve sociale nga 1 shtatori.
Punonjësit e pavaksinuar që bien në kontakt me njerëz të sëmurë ose të cenueshëm duhet të testohen çdo javë, raporton srf.ch.
Më herët, kantoni kishte kumtuar se personeli i pavaksinuar, në rast se detyrohet të karantinohet, do të marrë vetëm 80 për qind të pagës gjatë kësaj mungese.
Kjo masë prek personelin e spitaleve publike dhe private, transmeton albinfo.ch. Por në këtë kuadër përfshihen edhe shërbimet e ndihmës ose të kujdesit publik apo privat që janë në lidhje me mbështetjen në shtëpi (si për shembull Spitex-et) qendrat ditore, banesat e mbikëqyrura si dhe objektet mjekësore dhe sociale.
Këto institucione gjithashtu lejohen të kërkonë certifikata të detyrueshme Covid për vizitorët.
Masa në fjalë do të zbatohet deri në fund të marsit të vitit 2022, në rast se nuk përmirësohet situata epidemiologjike.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












