Lajme
British American Tobacco mbyll fabrikën në Zvicër pas më shumë se 200 vjetësh
Rreth një e treta e një milion duhanpirësve zviceranë tymosin marka të prodhuara nga British American Tobacco Switzerland. Marka më e njohur është "Parisienne"
Një goditje e rëndë për kantonin Jura: Kompania British American Tobacco ndëpret prodhimin në Boncourt të Kantonit Jura. Si pasojë do të humbasin 220 vende pune.
“British American Tobacco Switzerland” (BAT) po mbyll zyrat e tij dhe objektin e prodhimit në Boncourt/JU, transmeton albinfo.ch. Kështu bëjnë të ditur autoritetet kantonale. BAT planifikon të zhvendosë prodhimin nga zona e Jura-s në fabrika të tjera në Evropë.
Tërheqja e planifikuar e një prej taksapaguesve kryesorë të Kantonit Jura është sfidë e konsiderueshme financiare për kantonin, pasi aktualisht punëson rreth 220 njerëz, shkruan srf.ch. Rreth gjysma e tyre janë udhëtarë ndërkufitarë. Që nga viti 1887, në Boncourt prodhohen, veç jerash cigaret e njohura të markës “Parisienne”.
Kompania ishte e vendosur në Jura që nga viti 1814, përcjell albinfo.ch. Në vitin 1996, kompania Rothmans International kishte marrë përsipër kompaninë familjare zvicerane F.J. Burrus dhe pak më pas qe bashkuar me British American Tobacco.
Sipas kompanisë, rreth një e treta e një milion duhanpirësve zviceranë tymosin marka të prodhuara nga British American Tobacco Switzerland.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












