Integrimi
Kanë filluar hetimet për rastin Gecaj
Në vitin 2010 Dedë Gecaj pati bërë vetëvrasje në burg. Familjarët kishin bërë një kallëzim penal dhe Gjykata Federale kishte vendosur për procedurë penale
Katër vjet pas vdekjes së Dedë Gecajt në qelinë e burgut në St. Gallen, një prokuror i jashtëm është duke zhvilluar hetimet për të gjetur nëse gardianët bartin përgjegjësi për këtë vdekje. Për të pamundësuar konfliktin e interesit, prokurori i angazhuar për këtë rast, Rolf Jäger vjen nga një qark dhe kanton tjetër (Winterthur).
“Unë tash jam duke kërkuar në akte dëshmitë nëse dikush ka mundur ta dijë se Gecaj ka qenë i rrezikuar për vetëvrasje”, thotë Jäger, duke precizuar se bëhet fjalë për mjekët e burgut, policët kantonalë dhe zyrtarët tjerë të kantonit.
Rasti është rimarrë në shqyrtim pasi që familja e Gecajt në vitin 2011 kishte bërë një kallëzim penal. Gjykata Federale kishte vendosur që të iniciohej një procedurë penale ndaj personave të dyshuar, shkruan St.gallische Nachrichten. Por, se a do të ketë proces gjyqësor apo jo, do të dihet vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm.
Në nëntor të vitit 2010 Dedë Gecaj pati bërë vetëvrasje në qelinë e tij. Katër ditë para vetëvrasjes ai kishte pasur një thyerje të kafkës, për çka kishte thënë se e kishte nga rrëzimi. Dy ditë para vetëvrasjes, personeli i burgut kishte gjetur në qelinë e tij një brisk rroje por nuk i kishte kushtuar rëndësi kësaj.
Zyrtarët e prekur nga kjo procedurë vazhdojnë të jenë në detyrë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












