Integrimi
Kandidatët shqiptarë në fokus të partive zvicerane
Almedina Maliqi nuk e sheh veten si një “alibi kandidate”, sa për të grumbulluar vota për partinë e saj. “Jam e vetëdijshme se me kandidimin e parë do të jetë e vështirë të siguroj hyrjen në parlament"
Fokusimi i partive politike zvicerane te zgjedhësit me prejardhje të huaj është vazhdimisht në rritje. Fillimisht ishin të majtët, kryesisht socialdemokratët që ua kishin “vënë syrin” këtij potenciali të votave ndërsa me kohë në këtë valle janë kapur edhe partitë tjera, sidomos CVP (parti demokristiane). Sigurisht, për të pasur qasje më të mirë te ky elektorat partitë në fjalë kandidojnë edhe kandidatë nga komunitetet përkatëse.
Lidhur me këtë fenomen shkruan gazeta ve Bazelit “Tageswoche” e cila për shtjellimin e temës merr edhe qëndrimet e disa krerëve partiakë dhe të disa kandidatëve, në mesin e të cilëve edhe kandidates me prejardhje shqiptare Almedina Maliqi-
Në Kantonin Basel-Stadt nga viti 1990 deri më tash janë natyralizuar rreth 20 mijë të huaj, numër ky që përbën afër 20 për qindëshin e personave me të drejtë vote në gjithë kantonin, përcjell albinfo.ch. Numri më i madh i tyre vjen nga vendet e dala nga ish Jugosllavia, 6430, ndërsa pas tyre vijnë emigrantët nga Turqia.
Në bazë të kësaj skeme, SP ka rekrutuar në shkurt të këtij viti një grupacion shqiptar, nga i cili dy veta kandidojnë në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit, që mbahen më 23 tetor. Kandidatja Almedina Maliqi tregon për gazetën se si ka ndodhur kandidimi i saj: “Një anëtar i partisë erdhi te ne dhe na pyeti nëse duam të kandidojmë për SP-në. Unë pranova pasi që mendoj se në këtë mënyrë mund të vë diçka në lëvizje”.
Për Almedinën është më e lehtë se për të tjerët, t`i sjellë te kutia e votimit shqiptarët me të drejtë vote. “Kur unë të afërmve të mi ose njerëzve në rrugë ua sqaroj në gjuhën shqipe se sa e rëndësishme është të angazhohesh politikisht, këta njerëz ka më shumë gjasa të dalin në votime se sa kur ata lexojnë një broshurë për zgjedhjet, në gjuhën gjermane”.
Ajo nuk e sheh veten si një “alibi kandidate”, sa për të grumbulluar vota për partinë e saj, thotë Maliqi. “Jam e vetëdijshme se me kandidimin e parë do të jetë e vështirë të siguroj hyrjen në parlament, përcjell albinfo.ch. Por, me këtë kandidaturë unë e shoh mundësinë që të bëj një hap dhe mbase në të ardhmen edhe të zgjidhem”.
Sekretarja e SP-së në kanton, Livia Diem shprehet se të dy kandidatët me prejardhje shqiptare përbëjnë “një sukses të posaçëm” për partinë, në radhë të parë për faktin se në Bazel jeton një komunitet shumë i madh shqipfolësish”.
Kandidati i dytë shqiptar i kësaj partie është Arsim Sadriu.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












