Kosova
I riu nga Suhareka ndihmon azilantin nga Shqipëria
Një djalë i ri nga Suhareka është treguar zemërgjerë, derisa i ka siguruar strehim dhe punë një shqiptari nga Shqipëria, i cili kishte shkuar azil në Gjermani.
Dje në faqen ‘Shqipëria ime’ në Facebook, një person ka shkruar se kërkon ndihmë nga bashkatdhetarët, duke treguar se gjendet në Munchen, por se nuk ka ku të shkojë.
“Jam në aeroportin e Mynihut. Ka ndonjë shqipe që më ndihmon, do t’ia dija për nder gjithë jetë. Ose ku të shkoj që të kërkoj azil”, ishte mesazhi i të riut dërguar kësaj faqeje, e që më pas u publikua për ndjekësit.
Me të publikuar, një i ri nga Suhareka me iniciale G.B. ka ofruar ndihmë për shqiptarin nga Shqipëria që po kërkonte ndihmë.
“Vëllain nga Shqipëria e mora në banesën time dhe i sigurova punë prej datës 7 dhe do të qëndrojë deri në atë kohë në kujdesin tim dhe të një shoku. Pastaj do të ketë punën dhe banesën me shumë dhe pije tek një firmë shqiptare”, ka njoftuar i riu nga Suhareka, derisa ka publikuar edhe fotografi së bashku me të riun nga Shqipëria.
Image
Shqiptarët e Kosovës shumë shpesh kanë treguar se janë zemërgjerë dhe humanë, këtë e ka vërtetuar edhe ngjarja e fundit e tërmetit, por gjithashtu edhe rasti i sotëm.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












