Integrimi
Kaltrina Neziri: Kam rënë në dashuri me Vjenën!
Të shtunën në Vjenë të Austrisë do të mbahet finalja e “Miss Earth 2015”. Kosovën në këtë garë të bukurisë e përfaqëson Kaltrina Neziri, e cila vitin e kaluar kishte fituar titullin “Miss Earth Kosova”. Albinfo.ch arriti të realizojë një intervistë me Kaltrinën në Vjenë, ku ajo prej dy javësh po qëndron duke u përgatitur sa më mirë për finale. Gjatë aktiviteteve për këtë garë, fustani i veshur i saj në ballon e Vjenës zuri vendin e tretë. 24-vjeçarja nga Lipjani pret përkrahjen e shqiptarëve natën finale.
U bënë disa ditë që je duke qëndruar në Vjenë si përfaqësuese e Kosovës në “Miss Earth 2015”. Cilat janë përshtypjet tua të deritashme rreth spektaklit?
Përshtypjet e mia janë të shkëlqyeshme. Mendoj se spektakli do të jetë gjigand dhe për këtë po bazohem në përgatitjet që po i bëjmë. Mendoj se nata finale do të jetë një natë e kristaltë, ku do të shkëlqejë e gjithë Evropa, sepse ky spektakël për herë të parë mbahet në Evropë. Por, para së gjithash, unë pres të shkëlqejë Kosova, ashtu siç ka shkëlqyer edhe në aktivitete.
Po Vjena si po të duket?
Po e shijoj dhe po kënaqem shumë me bukuritë e Vjenës dhe të Austrisë. Është hera e parë që e vizitoj këtë qytet dhe po mahnitëm me pastërtinë, urbanizmin, natyrën përrallore, mikpritjen dhe gjithçka tjetër që ka ky vend. Mund të them se kam rënë në dashuri me Vjenën.
Jeni afër 100 bukuroshe nga e gjithë bota që merrni pjesë në këtë eveniment bukurie. A mund ta dimë me cilën vajzë po shoqëroheni më së shumti, me cilën jeni bashkëbanuese?
Shoqërohem me vajzat e gjithë kontinenteve. Më pëlqen të njoh kulturën e tyre në përgjithësi. Banoj me vajzën nga Norvegjia. Qeshi dhe kënaqem shumë me vajzën nga India, kurse vajza nga Suedia më rrëmbeu zemrën kur kuptova se do të dëshironte shumë të ishte shqiptare. Ajo na adhuron si popull, ndërsa e kam ftuar që të jetë edhe mysafire imja në Kosovë.
Nëpër foto të shohim me veshje të ndryshme, madje njëri nga fustanët e tu u zgjodh në vendin e tretë. Sa valixhe veshje ke marrë me vete?
Në fillim të aktiviteteve unë mora medaljen e parë për fustanin e gjatë në ballon e Vjenës. Fustani im u vlerësua si top 3-shja më e mirë. Ai fustan ishte nga brendi i kreatorëve V&K Fashiondesigners, ku edhe i falënderoj. Po ashtu dëshiroj të falënderoj dhe Agnesa Vuthajn, e cila është përkujdesur për disa fustane të mia si dhe Menakon për veshjen tradicionale dhe fustanin e finales, i cili është një befasi për të gjithë shikuesit e Miss Earth që do mbahet më 5 dhjetor. Të gjitha këto veshje i kam marrë me 4 valixhe.
Pate fatin që si përfaqësuese e Kosovës të prezantosh Kosovën si shtet edhe në zyrën e OKB –së. Çfarë ndjenje ishte?
Që tani mund të them se jam fituese me vetë faktin që arrita të përfaqësoj Kosovën në këtë organizatë shumë me rëndësi, e që fatkeqësisht ende nuk jemi pjesë e saj. Më lumturon fakti që brohoritja ime për Kosovën ka dridhur muret e OKB-së.
Të shtunën do të jetë finalja. Sa e pret mbështetjen e shqiptarëve dhe cili është qëllimi yt në këtë garë të bukurisë?
Shpresoj të përfundoj ashtu siç edhe e fillova këtë garë. Jam e lumtur që gjendemi në Austri, pasi që këtu ka shumë shqiptarë dhe pres të vijnë, ku duke më përkrahur mua, e përkrahin Kosovën në këtë spektakël madhështor.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja

















