Bota
Kalon mbi 1200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi
Numri i njerëzve të konfirmuar të vdekur nga tërmeti dhe cunami në Indonezi, arriti në mbi 1,200, tha Agjencia Kombëtare e Katastrofave.
Shifra u rrit të martën nga 844, sa u raportua një ditë më parë.
Tërmeti prej 7.5 shkallësh të Richterit goditi të premten ishullin Sulavesi, duke shkaktuar më pas cunami.
Rajoni i goditur më së keqi është qyteti bregdetar Palu.
Njerëzit atje janë në nevojë gjithnjë e më të madhe për ndihmë, ndërsa furnizimet e ujit, ushqimit dhe karburantit janë të pakta, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Me rrugë të dëmtuara është e vështirë të dërgohet më shumë ose të arrihet në zonat më të largëta, thanë organizatat e ndihmës.
“Kushtet janë të tmerrshme”, tha Ridwan Sobri, një zëdhënës i Kryqit të Kuq indonezian.
Korrespondentët në qytet thonë se kanë parë policinë të ketë shtënë në ajër dhe të ketë përdorur gaz lotsjellës ndaj turmave që bënin përpjekje të merrnin artikuj nga dyqanet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











