Shkurt.ch
Ka sjellë drogën nga Venezuela, tetë vjet burg për shqiptarin
Në dy valixhet e personit të paguar nga shqiptari, janë gjetur qilima, peshqirë dhe mbulesa të ndryshme, të gjitha të “ulura” në 5.46 kg kokainë
Gjykata e landit në Saarbrücken ka dënuar një shqiptar 43 vjeçar nga Saarlandi me 7 vjet e 10 muaj burg për tregti droge “në stil të lartë”. I akuzuari i kishte rënë në sy policisë më 14 janar të vitit 2012 në një tren që po vinte nga Danimarka në Flensburg me gjashtë gramë përzierje kokaine.
Me këtë rast ai ishte arrestuar dhe i ishte dorëzuar burgut të hetuesisë në Saarbrücken. Sipas aktakuzës personi në fjalë ka shfrytëzuar tri identitete gjegjësisht emra të ndryshëm. Në Itali ai kishte qenë tashmë i dënuar me disa vite burg në mungesë për pjesëmarrjen e supozuar në disa raste të tregtisë me drogë. Për këtë arsye drejtësia italiane kishte kërkuar ekstradimin e tij nga Gjermania , por duke e konsideruar personin në fjalë si një “peshk të vogël” që nuk ksihte ndonjë peshë në udhëheqjen e tregtisë ndërkombëtare me drogë.
Ndërkaq, veprat për të cilat ai është duke qëndruar tash në burg në Saarbrücken i takojnë një kohe më të hershme. Në vitet 2005 dhe 2006 ai i kishte shitur një të njohuri të tij 16 herë sasi të vogla, në mes 10 dhe 70 gramë droge të llojit kokainë. Ai e kishte pranuar këtë veprim. Ndërsa një delikt tjetër që i ngarkohet por të cilin ai nuk e pranon është se ai e ka bindur një të njohurin e tij që të kontrabandojë një ngarkesë kokaine nga Venezuela në Gjermani.
Personi në fjalë, sipas akuzës i kishte 10 mijë euro borxh shqiptarit tashmë të dënuar dhe duke i bërë atij këtë shërbim, do ta “lante” borxhin ndaj tij. Më 15 shkurt borxhliu në fjalë kishte fluturuar nga Caracasi i Venezuelës në Frankfurt. Në dy valixhet e tij ai kishte qilima, peshqirë dhe mbulesa të ndryshme, të gjitha të “ulura” me kokainë. Plot 5.46 kilogramë kokainë ishte gjetur në këto mbulesa dhe ishin konfiskuar në Frankfurt.
Personi i kapur me këtë rast kishte fajësuar shqiptarin 43 vjeçar, drejt të cilit kishin çuar edhe gjurmë tjera. Ndonëse ai ka marrë afër 8 vjet burg për deliktet e kryera, Gjykata e Landit ë Saarbrücken nuk ka mundur të konstatojë se ai ka pasur ndonjë rol në tregtinë ndërkombëtare të drogës por e ka klasifikuar atë si një ndërmjetësues për transportimin e drogës. Gjykata nuk ka arritur të konstatojë se kush ka qenë urdhërdhënësi i tij.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












