Shkurt.ch
Ka plaçkitur bankën, kosovari dorëzohet vullnetarisht në burg
Ai ka dëgjuar këshillat e autoriteteve zvicerane të ndjekjes dhe është kthyer vullnetarisht në Zvicër.
Një kosovar 26 vjeç, kishte plaçkitur, i pa maskuar, në shtator të vitit 2012 një bankë në Murgenthal të kantonit Aargau. Menjëherë pas kësaj, personi, i cili jetonte në Bernë, kishte ikur në Kosovë.
Por organet ndjekëse të Zvicrës kishin mjaft indikacione për autorin e veprës, përfshirë edhe fotografi të bëra nga kamera e bankës.
Ato e kishin kontaktuar në Kosovë duke i rekomanduar që të kthehet në Zvicër dhe t`i nënshtrohet ndjekjes penale, njofton policia kantonale e Aargaut. Personi në fjalë ka dëgjuar këshillat dhe është kthyer vullnetarisht në Zvicër.
Në Aeroportin e Cyrihut ai është arrestuar nga policia dhe i është dorëzuar prokurorisë publike në Zofingen-Kulm. Përkohësisht kosovari po mbahet për tre muaj në paraburgim.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












