Lajme
Ka ngufatur të bijën: 4.5 vjet burgim dhe 10 vjet dëbim për kosovarin
I pandehuri ka shtetësi të Kosovës dhe Serbisë. Ai tani jeton i ndarë nga gruaja e tij dhe pretendon se kishte bërë gjithmonë gjithçka për familjen e tij

Një person që ka ngufatur (asfiksuar) vajzën e tij derisa ajo nuk mund të merrte më frymë, ishte dënuar me 4.5 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut e St. Gallenit në vitin 2021. Atij i ishte shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra për dhjetë vjet, transmeton albinfo.ch. Ankesa e tij kundër vendimit tani është refuzuar nga Gjykata Kantonale.
Dhuna është ushtruar gjatë një mosmarrëveshjeje familjare në nëntor të vitit 2019. I pandehuri e kishte rrëzuar vajzën e tij në tokë dhe e kishte ngufatur derisa asaj i qenë errësuar sytë. Vetëm kur gruaja e tij kishte ndërhyrë dhe ia kishte shkëputur vajzën nga duart, ai e kishte lënë të bijën.
Në mars të vitit 2021, Gjykata e Qarkut e St. Gallenit e kishte dënuar burrin për tentativë vrasje me dashje. Duke e konsideruar dënimin të rëndë, ai kishte apeluar dhe kërkuar lirim të plotëshkruan St.galler Tagblatt. Ai, madje, siç shkruan gazeta zvicerane, ka thënë se ka vepruar “ashtu si duhet”, duke ushtruar dhunën e përmendur mbi të bijën
Vajza, mezi mbante mend rrjedhën e saktë të ngjarjeve kur u mor në pyetje para Gjykatës Kantonale, gjatë rigjykimit, përcjell albinfo.ch. Ajo ka deklaruar se është përpjekur ta harronte incidentin dhe të shikonte jetën përpara.
E gjitha që ajo mund të kujtonte ishte se mosmarrëveshja kishte të bënte me sjelljen e vëllait të saj të vogël.
I pandehuri ka shtetësi të Kosovës dhe Serbisë. Ai tani jeton i ndarë nga gruaja e tij dhe pretendon se kishte bërë gjithmonë gjithçka për familjen e tij. Ai nuk mundi të shpjegonte pse vajza dhe gruaja e tij e konfirmuan incidentin.
Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar shpalljen e klientit të tij të pafajshëm, duke argumentuar se nuk kishte prova të qarta për krimin. Raporti mjekësor nuk është dëshmi e mjaftueshme për shenjat e ngufatjes.
Gjykata Kantonale e St. Gallenit ka shpallur vendimin e saj me shkrim, transmeton albinfo.ch. Ajo ka hedhur poshtë ankesën dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët. Shpenzimet e procesit të ankimimit arrijnë në rreth 13,400 franga dhe duhet të përballohen nga i akuzuari.
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme