Integrimi
Ka fshehur ekzistimin e fëmijës me gruan tjetër, gjykata i jep të drejtë shtetasit të Maqedonisë
Kjo gjykatë e ka hedhur poshtë një vendim të autoriteteve të Valisit të cilat ia kishin marrë shtetasit të Maqedonisë lejen e qëndrimit të përhershëm për shkakun se ai nuk kishte treguar se në vendin e tij të prejardhjes kishte një fëmijë
Të huajt në Zvicër nuk e humbin lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C) edhe nëse ata e kanë heshtur para autoriteteve zvicerane ekzistimin e fëmijëve nga një raport i mëhershëm jashtëmartesor. Një qëndrim të tillë e ka marrë Gjykata Federale mbi rastin e një shtetasi të Maqedonisë, shkruan albinfo.ch.
Kjo gjykatë e ka hedhur poshtë një vendim të autoriteteve të Valisit të cilat ia kishin marrë shtetasit të Maqedonisë lejen e qëndrimit të përhershëm për shkakun se ai nuk kishte treguar se në vendin e tij të prejardhjes kishte një fëmijë.
Në korrik të vitit 2000, rreth gjashtë muaj para lindjes së të birit, ai ishte martuar me një zvicerane. Përmes kësaj martese personi i përmendur kishte fituar lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C).
Në gusht të vitit 2011 prishte kurora në mes të dy të martuarve ndërsa pak më shumë se një vit pas kësaj ai martohet me nënën e të birit, me të cilën në vitin 2010 tashmë kishte edhe fëmijën e dytë.
Në saje të kërkesës për bashkim familjar që ai e kishte bërë në marsin e vitit 2013, autoritetet e kuptuan se ushtruesi i kërkesës kishte dy fëmijë për çfarë dhe ja morën lejen e qëndrimit në Zvicër.
Këtë hap ata e mbështetën në faktin se personi në fjalë gjatë procedurës së marrjes së lejes që qëndrimit kishte heshtur me qëllim fakte me rëndësi thelbësore, transmeton albinfo.ch vendimin e gjykatës. Këto fakte lënë të kuptohet se martesa e tij e lidhur në Zvicër ishte martesë fiktive.
Gjykata Kantonale e Valisit në vitin 2015 kishte miratuar veprimin e autoriteteve. Mirëpo, Gjykata Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër e ka miratuar së fundi ankesën e bërë nga shtetasi i Maqedonisë kundër vendimit të përmendur.
Gjykata Federale ka ardhur në përfundimin se të huajt nuk kanë detyrim që vetvetiu t`i njoftojnë autoritetet lidhur me ekzistimin e fëmijëve që rrjedhin nga një lidhje e mëparshme ose paralele me atë në bazë të së cilës personi ka fituar lejen e përkohshme ose të përhershme të qëndrimit.
Gjykata Federale në vendimin e saj ka konstatuar se për të marrë një përgjigje lidhur me çështjen në fjalë, autoritetet duhet të shtrojnë një pyetje përkatëse të saktë, përcjell albinfo.ch. Përndryshe, heshtja e ekzistimit të fëmijëve nga një lidhje tjetër nuk është bazë për mohimin e lejes së qëndrimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











