Shkurt.ch
Ka filluar punimet Forumi Ekonomik i Davosit
Në solemnitetin e hapjes janë dekoruar katër artistë me çmimin «Crystal Award». Aktori i njohur hollivudian Leonardo DiCaprio dhe muzicienti William Adams janë në mesin e tyre
Forumi i Davosit ose Forumi i Ekonomisë Botërore WEF, i 46-ti me radhë është hapur mbremjen e të martes. Në të marrin pjesë rreth 2500 personalitete nga politika, ekonomia, artet etj.Në mesin e tyre janë edhe nënpreidenti amerikan Joseph Biden dhe sekretari i shtetit John Kerry, presidenti gjerman Joachim Gauck etj.
Por në vend të debateve politike-ekonomike, fillimin e aktivitetit e ka shënuar shkëlqimi dhe luksi.
Në solemnitetin e hapjes janë dekoruar katër artistë pme çmimin «Crystal Award». Ata janë vleresuar kështu për angazhimin e tyre «për një botë më të mirë». Aktori i njohur hollivudian Leonardo DiCaprio dhe muzicienti William Adams janë në mesin e tyre.
DiCaprio është nderuar me këtë çmim për angazhimin e tij kundër çrregullimeve klimatike në botë dhe për mbrojtjen e llojeve të rrezkuara të kafshëve. Ndërsa William Adams e ka merituar çmimin pasi që ka themeluar një fondacion me të cilin synon të bindë fëmijët dhe të rinjtë për përparësitë që ka ndjekja e shkollës.
Organizimi i WEF në Davos kushton rreth 35 mlionë franga, ose mesatarisht nga 14.000 franga për pjesëmarrës, shumica e të cilëve pagesën e bëjne «nga xhepi» i tyre.
Për shkak të disponimit të një kategorie kundër këtij organizimi, WEF detyrohet të paguajë shumë për çështje sigurie. Por kostoja e sigurisë nuk është bërë e njohur për publikun, shkruan sda.ch. Ajo që dihet është se janë angazhuar 1000 policë dhe 3000 ushtarë aktivisht si dhe në dispozicion janë ehde 2000 ushtarë rezervë.
Të gjitha rreth 90 hotelet e Davosit janë të prenotuara dhe aty-këtu paguhen madje çmime më të larta se zakonisht. Vlerësohet se qarkullimi i tyre gjatë këtyre ditëve (forumi vazhdon deri të shtunën) të arrijë në reth 38 milionë franga, s aka qenë vitin e kaluar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












