Integrimi
Mashtrimi i radhës për të braktisur Kosovën: u “premtohen” nga 500 euro në rast kthimi vullnetar!
E meta e kësaj reklame është në “një zero”. Në vend të shumës së premtuar, azilkërkuesit që kthehen, marrin nga shteti 50 e jo 500 euro për person
„Paguaj 30 euro për të shkuar, e kur të kthehesh, i merr 500 euro” – kjo është motoja me të cilën firma autobusësh nga Kosova bëjnë marketing për udhëtime drejt Austrisë. Dhe ata kanë një “mbulesë” për këtë premtim që bëjnë: Azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Austria u jepen ndihma për kthim. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për 500 euro por “vetëm” për 50 euro.
Gjatë vitit 2014 në Austri kanë kërkuar azil 1901 kosovarë, ndërsa vetëm gjatë tri javëve të muajit të parë në vitin 2015 tashmë janë bërë 535! Dhe kjo ndodh përkundër faktit se gjasat për të fituar një leje qëndrimi për kosovarët janë të barabarta me zero, pasi që Kosova si shtet, për Austrinë hyn në listën e “vendeve të sigurta”.
Prandaj, shkaku i këtij fluksi është gjithsesi ofensiva reklamuese e firmave kosovare të autobusëve”, është e sigurt krone.at.
Ato, përmes shpalljeve të tyre i joshin klientët për të bërë udhëtime “fitimprurëse” drejt Austrisë, duke paguar bileta prej 30 eurove për person. Ata mund të kërkojnë azil në Austri dhe thjesht, të fitojnë nga 500 euro nga shteti austriak. Me këtë shumë është menduar në ndihmën e ashtuquajtur “startuese” që e merr secili azilkërkues i cili pas vendimit negativ vendos të kthehet vullnetarisht.
Por, e meta e kësaj reklame është në “një zero”. Në vend të shumës së premtuar, azilkërkuesit që kthehen, marrin nga shteti 50 e jo 500 euro për person. Kështu, “fitimi” i tyre pas nxjerrjes së biletës është gjithsej 20 euro.
Gjatë vizitës që ministrja e brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner do t`i bëjë së shpejti Ballkanit, do ta shtrojë për bisedë edhe këtë temë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













