Bota
Joe Biden shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për nominimin e Partisë Demokratike si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
“Ne jemi në këtë betejë për shpirtin e këtij kombi”, tha Biden përmes një video-mesazhi, duke iu bërë thirrje votuesve të refuzojnë edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë për presidentin Donald Trump.
“Nëse i japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai përgjithmonë dhe thelbësisht do të ndryshojë karakterin e këtij kombi”, tha Biden.
Biden u bashkohet dhjetëra demokratëve që kanë shpallur kandidaturën për president për zgjedhjet e vitit 2020.
Deri më tani, në shumë sondazhe brenda demokratëve, udhëheq senatori Bernie Sanders.
Nëse do të fitonte zgjedhjet, Biden do të ishte personi më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë president i SHBA-së.
Ish-nënpresidenti 76-vjeçar, Joe Biden, është njëri ndër personalitetet më të njohura në politikën e SHBA-së. Midis demokratëve ai vlerësohet për përvojën e tij në fushën legjislative dhe të politikës së jashtme.
Ai ka qenë për gjashtë mandate senator, shërbeu si zëvendës i Presidentit Barak Obama për dy mandate dhe u kandidua dy herë për president, në vitin 1988 dhe 2008, mirëpo nuk pati sukses, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Ai planifikoi kandidimin përsëri në vitin 2016, por u tërhoq pas vdekjes së djalit të tij 46-vjeçar, Beau Biden.
Djali i tij, Beau, ka shërbyer edhe në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane në kampin “Bondsteel”.
Gjatë një vizite në Kosovë, në vitin 2016, Joe Biden mori pjesë në ceremoninë që u organizua kushtuar djalit të tij të ndjerë. Një rrugë në afërsi të kampit ushtarak amerikan “Bondsteel”, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, u emërtua “Beau Biden”.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit