Shkurt.ch
Johann Schneider-Ammann, president i federatës
Asambleja parlamentare sot ka zgjedhur po ashtu edhe kancelarin e ri federal. Në këtë post, me 230 vota është zgjedhur Walter Thurnher nga CVP/PDC
Krahas votëbesimit nga ana e parlamentarëve, të cilit i janë nënshtruar ministrat aktualë, sot është bërë edhe zgjedhja e presidentit të federatës me mandat njëvjeçar. Në këtë post është zgjedhur minstri aktal i ekonimisë, Johann Schneider-Ammann nga FDP-ja e Bernës. Atë në këtë post e kanë konfirmuar 196 nga 208 votat e vlefshme.
Schneider-Ammann është në postin e ministrit federal nga viti 2010 ku mban resorin e ekonomisë, arsimit dhe shkencës. Ai ka trashëguar Simoneta Sommaruga-n nga SP/PS e cila këtë funksion e ka ushtruar prej një viti.
Funksioni i presidentit dederal është rotativ: atë e marrin për ta ushtruar për një vit njëri nga shtatë anëtarët e Këshillit Federal, gjegjësisht ministrat.
Në postin e nënpresidentes është zgjedhur ministrja nga CVP/PDC, Doris Leuthard. Ajo ka marrë 180 nga 203 votat e vlefshme. Leuthard është në Këshillin Federal që nga viti 2006 dhe si e tillë është më së gjati në këtë përbërje të qeverisë. Politikania e CVP/PDC-së ka qenë tashmë në vitin 2010, presidente e federatës.
Asambleja parlamentare sot ka zgjedhur po ashtu edhe kancelarin e ri federal. Në këtë post, me 230 vota është zgjedhur Walter Thurnher nga CVP/PDC.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












